Cristiano e do Di Marian

  • S.A /
  • 31 October 2020 - 10:39
Cristiano e do Di Marian

PSG gjendet para një viti të vështirë sa i përket rinovimeve të kontratave.

Neymar Junior dhe Kylian Mbappe janë në listë, kontratat e të cilëve skadojnë në vitin 2022, por ka edhe fytyra të tjera që mund t’i shkaktojnë telashe Parisit.

Moise Kean, Draxler, Bernat apo edhe Jesé, po ashtu Ángel Di María gjithashtu janë në pritje të kontratave dhe natyrisht, në këtë kohë krize, sidomos kur ke dy yje si Neymar dhe Mbappe për t’i bindur që të qëndrojnë, nuk është e lehtë t’i ofrosh kushte më të mira të tjerëve.

Kështu, nga Italia kanë nisur tashmë zërat se PSG mund të lejojë edhe largimin e disa futbollistëve.

“Calciomercato” raporton se Juventus është duke shikuar situatën për mundësinë që t’ia rrëmbejë një xhevahir Parisit.

Në fakt, raportohet se është kërkesë e Cristiano Ronaldos që të ribashkohet me njeriun që pati shumë sukses te Real Madridi, Angel di Maria.

Argjentinasi nuk do të refuzonte një kërkesë të tillë, pasi do të dëshironte të shijonte edhe Serinë A, para se t’i varë atletet.

32-vjeçari është pjesë e PSG-së që nga viti 2015.

Ai ka bërë 226 paraqitje dhe ka shënuar 83 gola.

(Kosova Sot Online )