Çmenden serbët: Futbollisti portugez shënon gol të bukur dhe feston me shqiponjë

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 10:49
Çmenden serbët: Futbollisti portugez shënon gol të bukur dhe feston me shqiponjë

Ajo që shikuesit i bie menjëherë në sy është festimi i tij pas shënimit të golit. Në të vërtetë, Podense ka shënuar një gol mjaft të bukur dhe menjëherë i ka formuar duart me shenjë të shqiponjës dykrenare. Ai është një futbollist portugez dhe nuk ka ndonjë lidhshmëri me shqiptarët.

Në ndeshjen e Kampionatit anglez në mes të Wolverhampton dhe Crystal Palace, rezultati i së cilës për momentin është 2:9 në të mirë të vendësve, golin e dytë e ka shënuar Daniel Podence në minutën 27`.

Ajo që shikuesit i bie menjëherë në sy është festimi i tij pas shënimit të golit, informon Shtegu.com. Në të vërtetë, Podense ka shënuar një gol mjaft të bukur dhe menjëherë i ka formuar duart me shenjë të shqiponjës dykrenare. Ai është një futbollist portugez dhe nuk ka ndonjë lidhshmëri me shqiptarët.

Sidoqoftë, kjo shenjë e tij nuk do mend se i ka tronditur spektatorët serbë që janë duke e shikuar ndeshjen. Një veprim të tillë ai e kishte bërë edhe në ndeshjen bë mes Olimpiakosit dhe Krasnodarit (derisa ishte lojtar i ekipit grek), ndërsa nuk kishin munguar reagimet e ashpra të mediave serbe.

Përndryshe, Wolverhampton e ka filluar mjaft mirë kampionatin me tre fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u gjendur në mesin e tabelës së klasifikimit.

(Kosova Sot Online)