Eden Hazard vjen me gol të çmendur në ndeshjen e parë si titullar

  • E.K /
  • 31 October 2020 - 15:42
Eden Hazard vjen me gol të çmendur në ndeshjen e parë si titullar

Real Madridi është duke e mposhtur 1-0 Huescan në ‘Alfredo Di Stefano’.

Në ndeshjen e parë në La Liga për këtë edicion Eden Hazard e gjeti golin, por çfarë goli.

Në minutën e 40’, ai me të majtën realizoi një gol të bukur nga distanca.

Kjo ishte vetëm ndeshja e dytë për Hazard sezonin 2020/21, pasi belgu ka vuajtur nga shumë dëmtime që kur u trasnferua në Madrid nga Chelsea në vitin 2019 për 100 milionë euro.

(Kosova Sot Online)