Davis e rifiton titullin e botës në WBA me nokaut brutal kundër Santa Cruzit
Gervonta Davis e ka rifituar titullin e botës në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA nga Leo Santa Cruz, të cilin e mposhti me një nokaut brutal në rundin e gjashtë në Teksas.
Davis ia dha një goditje dërrmuese me të majtën nga poshtë 32-vjeçarit nga Meksika, duke e hedhur në dysheme pandjenja.
Kjo ishte fitorja e 24-të e Davis nga 24 luftëra, ndërsa nokauti i parë për Santa Cruz.
Amerikani i pamposhtur u zotua se do të vazhdojë të luftojë për të dëshmuar se është më i miri në botë.
“Do të vazhdoj t’ua dëshmoj njerëzve në gjithë botën se unë jam më i miri”, tha Davis.
Davis e kishte lënë pezull titullin në kategorinë gjysmë të lehtë në WBA vitin e kaluar në mënyrë që të kalonte një rang më lart në kategorinë e lehtë.
Santa Cruz, i cili u dërgua në spital pas meçit për kontroll, e kishte fituar këtë titull vitin e kaluar me vendim unanim kundër amerikanit Miguel Flores.
(Kosova Sot Online)