“Kush jam unë ta ndryshoj atë?” – Setien e pranon se ta menaxhosh Messin është shumë e vështirë

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 12:05
“Kush jam unë ta ndryshoj atë?” – Setien e pranon se ta menaxhosh Messin është shumë e vështirë

Ish-trajneri i Barcelonës, Quique Setien, beson se është shumë e vështirë ta menaxhosh Lionel Messi, duke shtuar se reputacioni i madh i argjentinasit ia kishte pamundësuar atij ta kritikonte.

Setien e mori drejtimin e skuadrës së Barcelonës në janar, pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, por nuk mundi ta ruajë pozitën më shumë se gjashtë muaj pasi u lirua nga detyra në gusht.

Humbja tronditëse e Barçës 8:2 kundër Bayern Munich në Ligën e Kampionëve ishte fundi për Setien, i cili dështoi plotësisht duke mos ia fituar asnjë trofe katalonasve.

Pas përfundimit të sezonit, Messi tronditi duke kërkuar të largohej nga klubi, para se të tërhiqej kur e kuptoi se do t’i duhej të shkonte në gjykatë kundër klubit për ta arritur qëllimin.

Në një intervistë për El Pais, Setien ka folur për lidhjen me Messin.

“Mendoj se Messi është më i miri i të gjitha kohëve. Ka pasur edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj që kanë qenë madhështorë, por vazhdimësia që ky djalosh e ka pasur gjatë viteve, nuk e ka pasur askush”, tha Setien.

“Është e vështirë ta menaxhosh Leon. Kush jam unë ta ndryshoj atë! Nëse ata e kanë pranuar atë siç është për shumë vjet dhe nuk e kanë ndryshuar”, shtoi ai.

“Messi është shumë i rezervar por të bën t’i shohësh gjërat që ti dëshiron t’i shohësh. Ai nuk flet shumë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online)