Ish-gjyqtari spanjoll: Messi është dashur të ndëshkohej me karton të kuq

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 14:13
Ish-gjyqtari spanjoll: Messi është dashur të ndëshkohej me karton të kuq

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është dashur të përjashtohej nga loja me karton të kuq kundër Alavesit të shtunën, sipas ish-gjyqtarit të njohur spanjoll, Juan Andujar Oliver.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke e përjetuar një fillim tërbues të sezonit këtë edicion, pasi nuk është në formën e tij më të mirë dhe si pasojë e kësaj edhe Barça nuk po mund ta marrë rezultate të kënaqshme.

Barcelona u ndal me barazim 1:1 nga një Alaves që luajti me një lojtar më pak për shumicën e pjesës së dytë.

Ky është fillimi më i keq i sezonit për Barcelonën në 18 vjetët e fundit, pasi nuk ka fituar në katër ndeshje radhazi dhe i ka mbledhur vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para të sezonit.

Pak pasi Luis Roja e kaloi Alavesin në epërsi, Messi reagoi i zemëruar ndaj një vendimi të gjyqtarit duke e goditur topin në drejtim të tij.

Oliver beson se Messi është me fat që nuk e mori kartonin e kuq për këtë gjest të pahijshëm.

“Ai është dashur të përjashtohej nga loja, edhe pse topi nuk e goditi gjyqtarin Alejandro Hernandez Hernandez”, tha Andujar Oliver për Radio MARCA.

“Me atë veprim, ai tentoi ta frikësojë gjyqtarin dhe kjo e meriton direkt kartonin e kuq”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)