Ibrahimovic e frymëzon Milanin drejt triumfit kundër Udineses

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 14:55
Ibrahimovic e frymëzon Milanin drejt triumfit kundër Udineses

Zlatan Ibrahimovic e ka frymëzuar Milanin drejt fitores së pestë në gjashtë ndeshje e para të këtij sezoni në Serie A, duke e shënuar golin e triumfit për ta mundur 2:1 Udinesen të dielën.

Sulmuesi veteran e përgatiti golin e parë të shënuar nga Fanck Kessie në pjesën e parë, para se të shënonte vetë në mënyrë akrobatike rreth 10 minuta para fundit, pasi Rodrigo de Paul e kishte barazuar rezultatin për Udinesen nga penalltia në fillim të pjesës së dytë në Udine.

Me këtë triumf, Milani e zgjat ecurinë pa humbje në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Kjo ishte fitorja e pestë për kuqezinjtë këtë sezon në Serie A dhe vjen pas barazimit me Romën xhiron e kaluar.

Skuadra e Stefano Piolit e përforcon kreun me 16 pikë, katër më shumë se Atalanta që pozitën e dytë dhe pesë më shumë se Interi në pozitën e pestë, ndërsa shtatë më shumë se Juventusi që ka e ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në një ndeshje të vështirë për t’u vendosur, Ibrahimovic, 39-vjeç, u ngrit në skenë për ta bërë dallimin përsëri.

Përveç se asistoi për golin hapës të shënuar nga Kessie në minutën e 18-të, Ibra e shënoi golin e fitores në minutën e 83-të, i cili ishte i shtati për të këtë sezon.

Ai shënoi tamam kur Udinese, që bëri qëndresë të fortë, mendoi se e kishte nxjerrë një barazim të paktën.

(Kosova Sot Online)