Reagon edhe Munishi: “Zoti ju marroftë, nuk keni fytyrë”

  • A.P /
  • 01 November 2020 - 17:29
Reagon edhe Munishi: “Zoti ju marroftë, nuk keni fytyrë”

Ka përfunduar mes polemikave të shumta sfida në “Zahir Pajaziti” mes Llapit dhe Dritës.

Drita ka regjistruar fitore të madhe në ndeshjen derbi të javës së dhjetë në Superligë përballë Llapit.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiu ka fituar me rezultat të ngushtë 1:2 në “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, në një ndeshje me shumë polemika lidhur me ndarjen e drejtësisë.

Për këtë, ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ai ka shkruar në Facebook: “Zoti ju marroftë nuk keni fytyrë. Kanë mi ju dalë marrinat të gjithëve nëse ka zot. A Zot ka !”.

Reagimet nuk munguan as nga Llapi në faqen zyrtare, e po ashtu nga Tahir Batatin, trajneri i këtij ekipi në llogarinë personale në Facebook.

Pas kësaj humbje mes polemikave, Llapi mbetet e parafundit në renditje me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas 10 ndeshjeve.

(Kosova Sot Online)