Wilderi me akuza të rënda, thotë se Fury i hodhi drogë në pije para meçit

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:27
Wilderi me akuza të rënda, thotë se Fury i hodhi drogë në pije para meçit

Deontay Wilderi pretendon se në ujin e tij ishte hedhur drogë, para humbjes kundër Tyson Fury në meçin për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në shkurt.

Wilderi e humbi titullin e botës në kategorinë e rëndë në ËBC, pasi u mposht nga Fury me nokaut teknik në rundin e shtatë.

Pas shumë muajve heshtje, boksieri amerikan ka folur për herë të parë për disfatën e parë në karrierë dhe e ka akuzuar britanikun Fury se i kishte forcuar dorëzat me një objekt të fortë para meçit.

Për më tepër, Wilderi pretendon tani se pija e tij është droguar para se ai të futej në ring.  

“Rreth 15 minuta para se të futesha në ring, derisa po bëja ngrohjet, ndihesha i përsosur, për mrekulli”, tha Wilderi për 78SportsTV.

“Derisa u futa në ring. Po e pija një ujë të caktuar për ta mbajtur veten të hidratuar. Pastaj papritmas u ndjeva çuditshëm. Në ujin tim u hodh drogë. Gjëra të caktuara s’u dukën në rregull. Atmosfera nuk ishte e duhura. Ndjeja se diçka do të ndodhte në dëmin tim”, tha Wilderi.

Ai shtoi: “Nuk kisha kontroll mbi trupin tim. Këmbët m’u ligështuan”.

(Kosova Sot Online)