Hamilton e paralajmëron largimin nga Mercedesi

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 09:29
Hamilton e paralajmëron largimin nga Mercedesi

Firma në kontratë mungon, ndaj Lewis Hamilton ka tronditur Mercedes me deklaratën e fundit, e ardhur pak orë pas fitores së garës së Imola (Itali).

“Jam këtu prej shumë kohësh dhe për momentin nuk e di as vetë nëse do të jem sërish te kjo makinë edhe vitin tjetër”, tha Lewis Hamilton, të cilit i skadon në fund të këtij sezoni kontrata me makinën gjermane.

“Personalisht ndihem shumë mirë, jam i lumtur dhe mendoj se mund të vazhdoj të pilotoj edhe për ca kohë. Më pëlqen të jem në pistë edhe në të ardhmen, por nuk kam garanci. Duke parë e duke bërë”, tha piloti britanik.

Pritet që Hamilton të vendosë për të ardhmen pasi të sigurojë matematikisht titullin kampion bote në Formula 1 këtë sezon.

(Kosova Sot Online)