Usyk e paralajmëron Joshuan: O lufto kundër meje, o liroje titullin

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 11:53
Usyk e paralajmëron Joshuan: O lufto kundër meje, o liroje titullin

Oleksandr Usyk e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se nuk do ta presë atë derisa të luftojë kundër Tyson Fury për ta kërkuar mundësinë e vet për titullin e botës në WBO.

Usyk e përforcoi pozicionin e sfiduesit mandator për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBO, i cili mbahet nga Joshua, pasi e mposhti Derke Chisoran të shtunën,

Synimi i boksierit ukrainas është të luftojë për këtë titull në vitin 2021.

Por kampioni i botës në IBF, WBA dhe WBO, Joshua, duhet së pari ta mundë Kubrat Pulevin më 12 dhjetor, e pastaj e ka në plan të luftojë kundër kampionit të botës në WBC Tyson Fury vitin e ardhshëm.

Duke folur pas fitores kundër Chisoras, Usyk tha për Sky Sports: “Unë jam mandatar për Joshuan, prandaj ai i ka dy opsione”.

“Një; të luftojë kundër meje. Dy; ta liroj titullin dhe të shkojë të luftojë kundër Fury”, shtoi ai.

“Unë jam gati. Po e pres atë”.

Menjëherë pasi e rrahu Chisoran, ukrainasi paralajmëroi se synimet e tij janë shumë të mëdha: “Unë nuk dua të bëhem thjesht kampion botë, por kampion i padiskutueshëm i botës”.

(Kosova Sot Online)