Bale bërtiti “Vamos” pas golit për Tottenhamit, a e bëri për inat të Real Madridit?

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 11:55
Bale bërtiti “Vamos” pas golit për Tottenhamit, a e bëri për inat të Real Madridit?

Ishte thënë shpesh se Gareth Bale nuk kishte bërë përpjekje për të mësuar spanjisht apo për të kuptuar spanjisht gjatë kohës së tij në Real Madrid.

Por, natyrisht, ylli uellsian bërtiti me pasion “Vamos” – që në shqip nënkupton “Forca” – kur e shënoi golin e fitores për Tottenhamin kundër Brightonit të dielën në Premierligë.

Bale u fut në lojë nga stoli kur rezultatin ishte baras 1:1 dhe ia siguroi fitoren skuadrës së Jose Mourinhos duke shënuar gol të bukur me kokë pas një harkimi nga Sergio Regulion në minutën e 73-të.

Ai e shënoi golin e parë në fanellën e Tottenhamit pas rikthimit në klub këtë verë nga Real Madridi.

Ky gol ishte shumë i vlefshëm sepse e çoi Tottenhamin në pozitën e dytë në Premierligë.

Bale festoi egërsisht dhe e përdori një frazë në gjuhën spanjolle për të nxitur shumë reagime në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)