Real Madridi e bën të ditur emrin e futbollistit të prekur me koronavirus

  • g./g /
  • 02 November 2020 - 11:57
Real Madridi e bën të ditur emrin e futbollistit të prekur me koronavirus

Real Madridi ka njoftuar se Eder Militao ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, para ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve të martën.

Në rundin e fundit të testimeve të gjithë futbollistët e gjigantit spanjoll Real Madrid dolën negativë përveç qendërmbrojtësit Militao.

Mbrojtësi brazilian duhet të dalë negativ të paktën gjashtë orë para ndeshjes, ose do të mungojë për takimin vendimtar të Realit kundër Interit për të ardhmen e skuadrës në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.

Gjasat që ai të dalë negativ të martën janë tejet të vogla, duke e parë se ai doli pozitiv për herë të parë të dielën.

“Real Madrid raporton se lojtari jonë Eder Militao ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, të cilin e bëri të dielën në mëngjes”, thuhet në një njoftim të Real Madridit.

Trajneri Zinedine Zidane do të jetë edhe pa Carvajal, Odriozola dhe Nacho për takimin e nesërm me Interin. 

(Kosova Sot Online)