Ylli i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:10
Ylli i Bayernit rezulton pozitiv me COVID-19

Mbrojtësi i Bayern Munchen, Niklas Sule, ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, para ndeshjes kundër Salzburg.

Në rundin e fundit të testimeve të gjithë futbollistët e gjigantit gjerman Bayern Munchen dolën negativë përveç qendërmbrojtësit Niklas Sule.

Mbrojtësi gjerman duhet të dalë negativ të paktën gjashtë orë para ndeshjes, ose do të mungojë për ndeshjen e së martës në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Salzburg.

Gjasat që ai të dalë negativ të martën janë tejet të vogla, duke e parë se ai doli pozitiv për herë të parë të dielën.

“Bayern Munchen raporton, Niklas Sule ka rezultuar pozitiv për COVID-19, mbrojtësi 25-vjeçar i Bayern Munchen është duke qëndruar në vetizolim në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të mirë.

Trajneri Hansi Flick do të jetë edhe pa Alphonso Davies në takimin e nesërm.

(Kosova Sot Online)