Publikohen xhirimet kur Jon Jones ndjek me armë një hajn veturash

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 16:22
Publikohen xhirimet kur Jon Jones ndjek me armë një hajn veturash

Ylli i UFC-së, Jon Jones, ka treguar se nuk është i rrezikshëm vetëm brenda tetëkëndëshit, por edhe jashtë tij.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin kur 33-vjeçari e ka ndjekur me një çifte një hajn veturash. Pamjet tregojnë hyrjen e të dyshuarit nëpër veturat e tij dhe më pas hapet dera e garazhit dhe shfaqet Jones duke vrapuar me armë drejt tij. Videon e ka publikuar në Instagram vet aplikuesi i arteve të përziera marciale, ndërsa në përshkrim e ka shpjeguar situatën.

Më pas e ka paralajmëruar hajnin: “Herën tjetër kur të tentosh të vjedhësh dikë, sigurohu të jesh aq i shpejtë sa për të ikur”.

“Ai ishte me fat që unë jam aq i mençur sa që të mos e gjuaj me armë një njeri që është duke u tërhequr”, ka shkruar Jones, i cili i ka pyetur ndjekësit se çfarë do të bënin po të ishin në vend të tij.

(Kosova Sot Online )