Ndodh edhe kjo, KFF Mitrovicës i refuzohen vizat për ndeshjen në Ligën e Kampionëve

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 19:35
 Ndodh edhe kjo, KFF Mitrovicës i refuzohen vizat për ndeshjen në Ligën e Kampionëve

KFF Mitrovica nuk do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Ligen e Kampioneve me SKN St.Polten.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i KFF Mitrovicës përmes një postimi në Facebook.

Sfida nuk do të zhvillohet për shkak se Ambasada e Austrisë në Shkup, sipas KFF Mitrovicës “me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak”, i ka refuzuar vizat për futbollistet shqiptare.

Ndeshja ka qenë e planifikuar të zhvillohet me datën 4 nëntor, por sipas të gjitha gjasave s’do të ndodhë.

KFF Mitrovica e akuzon Ambasadën e Austrisë se mosdhënia e vizave është e qëllimshme, ani pse “termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull”.s

Reagimi i KFF Mitrovica:

Ambasada e Austrisë, në Shkup, me qëllim që t’i krijojë favor ekipit austriak ” SKN St.Polten”, sot na i ka refuzuar vizat për lojtaret e ekipit tonë “Mitrovica”, edhe pse termini ishte i caktuar dhe dokumentacioni ishte në rregull.Ndeshja ka qenë e planifikuar për datën 4 Nëntor.
Ndeshja është kualifikuese për Ligen e Kampioneve, ndërsa Ambasada Austriake “kërkon” ftesë të klubit nga Austria.
Ne jemi klubi i 32 në Evropë i licencuar për gara Evropiane ndërsa Ambasasa Austriake shpik “kerkesa” që nuk kanë të bëjnë me sportin dhe klubet sportive.
Krejt këto manovrime Ambasada e Austrisë në Shkup sot i ka bërë me qëllim që t’i krijoj favor klubit austriak.
Ne si klub kemi bërë rezervimin e Hotelit, kemi siguruar transportin, kemi aplikuar për vizë duke paguar sigurimet shëndetësore për krejt klubin dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë garancionin e nevojeshëm për ne.
Andaj mos paisja me viza e klubit tonë është përpjekje që loja me u vendos në tavolinë e jo ne fushë në mënyrë sportive.
Ne do te ndjekim te gjitha procedurat në konsultim me FFK dhe UEFA-n, me besim te plotë se rezultati sportiv duhet të vendoset ne fushë në lojën magjike të futbollit.
Si kryetar i klubit futbollistik të femrave “Mitrovica”, ndjej keqardhje për këtë refuzim sidomos nga lojtaret tona që po shënojnë suksese në vazhdimësi.
Hajrulla Haxhiu.

(Kosova Sot Online)