Momenti kur Neymar frikësohet për “vdekje” për Halloween

  • E.K /
  • 02 November 2020 - 18:30
 Momenti kur Neymar frikësohet për “vdekje” për Halloween

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Jr, ka rënë pre e një shakaje të frikshme për Halloween.

Ishte miku i tij i ngushtë, i cili e frikësoi për vdekje brazilianin që po luante online një lojë me disa shokë të tjerë.

28-vjeçari këtë vit zgjodhi të mos vishte asnjë kostum për festën e frikshme, por kishte zbukuruar të gjithë dhomën e tij me objekte Halloween.

Gjatë kohës kur ai po luante, miku i tij që kishte veshur një maskë i afrohet dhe kur Neymar e vëren atë, çohet i frikësuar duke bërtitur.

Video po merr reagime të shumta nga fansat në rrjetet sociale.

Neymar vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Tuchel në ndeshjen e Champions League kundër RB Leipzig.

(Kosova Sot Online)