Pas BBC, Zizu e konfirmon HBA treshen sulmuese të Realit

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 21:12
Pas BBC, Zizu e konfirmon HBA treshen sulmuese të Realit

Hazard-Benzema-Asensio do të shkruajnë historinë me fanellën e Real Madridit, pas BBC – Bale-Benzema-Ronaldo.

Kështu mendon trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ai në njëfarë mënyre ka konfirmuar se derisa Marco Asensio, Karim Benzema dhe Eden Hazard të jenë të gatshëm për lojë – do të jenë treshja sulmuese e Real Madridit.

Reali dikur kishte Karim Benzeman, Gareth Balen dhe Cristiano Ronaldon, por këta dy të fundit janë larguar dhe tani për tani – sulmi është problemi i Realit.

Treshja Asensio-Benzema-Hazard pas BBC: “Mesiguri do të bëjnë një epokë. Të gjithë këtu duan të shkruajnë histori, dhe kjo është mirë. Gjithmonë duan më shumë, duan të tregojnë veten. Janë të rëndëishëm (Asensio-Benzema-Hazard) dhe do të bëjnë gjëra të mëdha”, u shpreh Zidane.

“Kjo skuadër mund të fitojë edhe më shumë. Jashtë mund të thuhen shumë gjëra, por nga brenda e shoh dëshirën për të konkurruar, luajtur dhe fituar… kjo është diçka e mirë, sidomos për mua që jam trajneri. E shijoj çdo ditë me ta dhe me të gjithë do të tentojmë, jo vetëm me (Asensio-Benzema-Hazard), për të arritur objektivet, që këtë vit janë shumë”. 

(Kosova Sot Online)