Ylli i Serie A tregon sa të vështirë e kishte ta mposhte koronavirusin

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 08:53
Ylli i Serie A tregon sa të vështirë e kishte ta mposhte koronavirusin

Ylli i Hellas Veronës, Antonin Barak, i shënoi dy gola për t’i ndihmuar skuadrës së vet ta mundë 3:1 Beneventon, pak ditë pasi e kishte mposhtur Covid-19, virusin nga i citi thotë të ketë vuajtur.

Ish-mesfushori i Udineses e mori virusin derisa ishte në detyrë me kombëtaren e vet, Republikën e Çekisë.

“Ishte një kohë shumë e vështirë”, tha Barak për kohën e kaluar me Covid-19.

“Isha me ekipin kombëtar, ku u krijua një huti. Të qëndrosh brenda në shtëpi për 10 ditë nuk është e lehtë”, shtoi ai.

“Ishte një ndeshje e vështirë për mua. Benevento pati dëshirë të madhe të fitojë, kanë lojtarë të shkëlqyer”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )