Arrestohet trajneri i Uellsit Ryan Giggs nën dyshimin se e rrahu të dashurën

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 09:45
Arrestohet trajneri i  Uellsit Ryan Giggs nën dyshimin se e rrahu të dashurën

Trajneri i Uellsit dhe ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj të dashurës, sipas mediave britanike.

Policia e kishte marrë një telefonatë nga shtëpia e Giggsit të dielën në mbrëmje për një sulm fizik.

Giggs është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur të dashurën e vet, sipas mediave britanike.

Federata e Futbollit e Uellsit e ka anuluar konferencën për media të planifikuar për ditën e marte, ku Giggs parashihej ta bënte publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjet e nëntorit.

“Ne jemi në dijeni për akuzat ndaj trajnerit të ekipit kombëtar, Ryan Giggs. Ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë për momentin”, thuhet në reagimin e Federatës së futbollit të Uellsit.

Giggs është arrestuar dhe është marrë në pyetje për dyshimin se ka shkaktuar lëndime trupore dhe për sulm, sipas tabloidit The Sun. 

(Kosova Sot Online )