Favoriti i ndeshjes Real Madrid – Inter, sipas bastoreve

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 10:20
Favoriti i ndeshjes Real Madrid – Inter, sipas bastoreve

Real Madridi e mirëpret Interin në Estadio Alfredo di Stefano sonte në mbrëmje, në një ndeshje tejet të rëndësishme për të dy palët në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Anjëri prej këtyre dy gjigantëve nuk ka arritur të shënojë fitore pas ndeshjeve të para, me Interin që ka barazuar dy herë dhe me Realin që është mposhtur një herë nga Shakhtari dhe ka barazuar me Monchengladbach.
Por skuadra e Zinedine Zidane mbetet favorite e qartë pavarësisht formës së dobët që e ka treguar në dy ndeshjet e para.

Shtëpia e madhe e basteve, bet365 e sheh Real Madridin si favorit të dukshëm me kuotën 1.90.


Skuadra e Antonio Contes i ka fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit në udhëtim në Ligën e Kampionëve dhe kuotohet 3.60 për fitore.

Barazimi e ka kuotën 4.00. 
(Kosova Sot Online )