Manchester City rikthehet për Messin, e ka ta gatshme ofertën e re për janar

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 13:15
Manchester City rikthehet për Messin, e ka ta gatshme ofertën e re për janar

Duket se Manchester City nuk ka hequr dorë nga Lionel Messi ende dhe megjithëse dështoi në përpjekjet e veta për ta blerë argjentinasin në verë, do të bëjë ofertë të re për të në dimër.

City i bëri ofertë marramendëse kapitenit të Barcelonës, Messi, në verë, duke ia ofruar një pagë rekorde prej 40 milionë euro neto në sezon për tri vjet në City dhe dy të tjera në New York.

Megjithatë, Messi e pati të pamundur të largohej sepse nuk ia lejoi klauzola e lirimit në vlerë prej 700 milionë euro në marrëveshjen e tij me Barcelonën.

Por në janar, gjërat do të ndryshojnë, sepse Messi do të jetë i lirë të bisedojë me cilin do klub duke qenë se marrëveshja me Barçën i mbaron në verën e vitit 2021.

FIFA ua mundëson futbollistëve me 6 muaj të mbetur në kontratë të bisedojnë me cilido klub tjetër pavarësisht se janë në pronësi të një klubi të caktuar.

Gazeta e madhe britanike, The Telegraph, raporton se Manchester City e ka përgatitur një parakontratë për Messin, të cilën do t’ia paraqesë atij në janar.

Gjiganti anglez po përpiqesh ta shfrytëzojë tollovinë në Barcelonë, pas dorëheqjes së presidentit Josep Maria Bartomeu dhe zgjedhjeve të reja, për ta bindur Messin ta pranojë ofertën.

(Kosova Sot Online )