Sonte Real Madrid – Inter, formacionet e mundshme

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 13:22
Sonte Real Madrid – Inter, formacionet e mundshme

Trajneri i Interit, Antonio Conte, pritet që sonte të startojë në sulm me kroatin Ivan Perisic në vend të Romelu Lukakut në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet derbi i grupit B në kuadër të Ligës së Kampionëve në mes Real Madridit dhe skuadrës italiane Inter.

Interi do të jetë pa sulmuesin belg në Madrid, por është rikthyer Alexis Sanchez, i cili pritet që të fillojë nga banka rezervë, ndërsa dyshja sulmuese do të jetë Perisic – Lautaro Martinez.

Achraf Hakmi dhe Ashley Young do të jenë në krahë të mesfushës në formacionin e Contes 3-4-1-2, me Arturo Vidal dhe Marcelo Brozovic në mes, ndërsa Nicolo Barella mbrapa dy sulmuesve. Mbrojtja do të përbehet nga Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Alessandro Bastoni, ndërsa në portë slloveni Samir Handanovic.

Zinedine Zidane do të ketë mungesën e Eder Militao i cili ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, dhe francezi do të luaj me formacionin e tij të njëjte 4-3-3.

Raphael Varane dhe Sergio Ramos do të jenë dyshja në qendër të mbrojtjes ndërsa në krahë do të jenë Ferland Mendy dhe Lucas Vazquez. Në mesfushë do të shohim Federico Valverde, Casemiron dhe Toni Kross, ndërsa Luka Modric do të jetë në bankën rezerve.

Sulmi i Madridit do të jetë i përberë nga treshja Karim Benzema, Eden Hazard dhe Marco Asensio.

Në grupin B, skuadra e Real Madridit gjendet në fund të tabelës duke grumbulluar vetëm një pikë, atë në ndeshjen me Borussia Monchengladbach pas rikthimit nga 2:0 në 2:2.

Ndërsa skuadra e Inter gjendet në vendin e tretë me dy pikë të grumbulluara në të dy ndeshjet ka arritur dy barazime.

Formacionët e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Lucas Vazquez, Varane, Ramos, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Hazard

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Vidal, Brozovic, Young; Barella; Lautaro, Perisic.

(Kosova Sot Online )