Sa i pafat ylli shqiptar, Covid-19 ia pamundësoi takimin me Messin dhe Ronaldon

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 13:43
Sa i pafat ylli shqiptar, Covid-19 ia pamundësoi takimin me Messin dhe Ronaldon

Periudhë vërtetë e pafat për futbollistin shqiptar, Myrto Uzunin.

Pasi humbi ndeshjen ndaj Barcelonës së Lionel Messit, sulmuesi shqiptar do të mungojë edhe në sfidën që do të zhvillohet këtë të mërkurë në Budapest mes Ferencvarosit dhe Juventusit duke humbur edhe shansin për të sfiduar në fushë idhullin e tij Cristiano Ronaldo.

Uzuni prej gati 2 javësh po qëndron i izoluar në shtëpinë e tij pasi është prekur nga COVID-19 dhe ende nuk e ka fituar betejën me virusin vdekje-prurës kështu që është e sigurt mungesa e tij në duelin ndaj bardhezinjëve.

Tashmë Myrto Uzuni nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë shërimin e tij të plotë në mënyrë që të sfidojë Ronaldon në sfidën e kthimit në Torino dhe të luajë ndaj Barcelonës në Budapest në muajin dhjetor duke u përballur edhe me Messin.

(Kosova Sot Online )