Mjeku personal flet për gjendjen shëndetësore të Maradonës

  • f.f /
  • 03 November 2020 - 14:55
Mjeku personal flet për gjendjen shëndetësore të Maradonës

Legjenda e Argjentinës dhe e Napolit, Diego Armando Maradona, është në gjendje të mirë, pasi u shtri në spital në La Plata të hënën, ka thënë doktori i tij Leopold Luque.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, i cili të premten i mbushi 60 vjet, u shtri në spital për t’u kontrolluar dhe do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve të paktën edhe 24 orë.

Gazeta spanjolle AS raporton se gjendja e tij nuk është e rëndë dhe doktori i tij personal, Luque, ka thënë se ai u pranua në spital për shkak të anemisë.

Luque i ka hedhur poshtë thashethemet se Maradona është prekur nga virusi Covid-19, si dhe e mohoi se ai u shtri në spital për shkak të varësisë.

“Ishte një javë e hollësishme për të, me plot presion. Do të shohim sa gjatë do të qëndrojë në klinikë”, tha Luque.

“Diego është mirë, ai shkoi në spital në këmbët e veta dhe mund të çohet dhe të largohet kur t’ia dojë qejfi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)