Kondogbia zyrtarisht lojtar i Atletico Madridit

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 14:56
Kondogbia zyrtarisht lojtar i Atletico Madridit

Atletico Madridi e ka konfirmuar blerjen e Geoffrey Kondogbia nga Valencia, për një shumë prej 15 milionë eurosh.

Atleticos iu lejua ta sjellë mesfushorin francez si zëvendësues emergjent jashtë afatit kalimtar të futbollistëve, sepse Arsenali e kishte paguar klauzolën e Thomas Partey në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës në tetor.

Marrëveshja, në bazë të cilës Kondogbia do të kalojë nga Mestalla në Estadio Ëanda Metropolitano menjëherë, kap vlerën e 15 milionë eurove.

Mesfushori 24-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Atleticon deri në vitin 2024.

Kondogbia do të jetë një opsion shtesë në mesfushën e Diego Simeones, e cila përbëhet nga yje si Koke, Saul Niguez, Marcos Llorente, Hector Herrera dhe Lucas Torreira.

(Kosova Sot Online)