Kosova me tre boksierë në Evropianin e të rinjve

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 14:58
Kosova me tre boksierë në Evropianin e të rinjve

Ekipi kombëtar i Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për të rinj, i cili do të mbahet në Budva të Malit të Zi.

Evropiani për grupmoshat 17-18 vjeç do të mbahet nga 11 deri më 23 nëntor në vendin fqinj.

Në këtë garë prestigjioze për të rinj, Kosovën do ta përfaqësojnë garuesit Luar Aliu (56kh), Çlirim Berisha (64kg) dhe Remzo Mustafiç (91kg).

Gjithashtu, pjesë e delegacionit do të jenë edhe selektori Shefki Bogujevci dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, i cili do ta ndajë drejtësinë në këtë garë.

Edhe pse në Evropian ishte paraparë të merrte pjesë boksieri Leonit Gubetini (69kg), i njëjti nuk mund të udhëtojë me ekipin për shkak të një lëndimi që e ka pësuar në turneun “Lah Nimani”.

Federata e Boksit të Kosovës njofton se trajneri Bogujevci bashkë me tre boksierët në fjalë kanë udhëtuar sot për në përgatitje të përbashkëta me Kombëtaren e Shqipërisë në Durrës, ndërsa prej atje do ta marrin rrugën drejt Budvës në ditët në vijim. 

(Kosova Sot Online)