Koemanin s’e kisha marrë as për mbledhës topash e lëre më për trajner – thotë Joaquin

  • G.G /
  • 03 November 2020 - 15:36
Koemanin s’e kisha marrë as për mbledhës topash e lëre më për trajner – thotë Joaquin

Joaquin Sanchez nuk është përmbajtur fare kur ka folur për përvojën që e kishte përjetuar nën udhëheqjen e trajnerit Ronald Koeman, të cilin nuk e vlerëson të denjë as si mbledhës topash në stadium.

Komentet e ashpra ta Joauqin vijnë në prag të vizitës së tij me Real Betisin në Camp Nou për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Barcelonës.

Joaquin dhe Koeman punuan së bashku shkurtimisht në Valencia në sezonin 2007/08, kur e fituan Kupën e Mbretit, para se trajneri holandez të shkarkohej.

Koeman është kthyer si trajner në futbollin spanjoll këtë sezon, duke e marrë drejtimin e Barcelonës.

Ylli 39-vjeçari i Betisit, tha se nuk do ta rekomandonte Koemanin as si mbledhës topash e lërë me si trajner, kur u pyet nëse do ta emëronte trajner të Betisit sikur të ishte president.

“As si mbledhës topash bile”, tha Joaquin shkurtimisht.

“Fatmirësisht, koha ime në Valencia me të nuk zgjati shumë dhe ne ishim në gjendje ta shpëtonim sezonin me sa më shumë dinjitet që ishte e mundur, sepse ishte një vit i vështirë. Nuk ishte përvoja më e mirë e imja. Nuk ishte përvojë e këndshme”, tha Joaquin për kohën e tij nën urdhrat e Koemanit.

I pyetur për takimin me Koemanin këtë të shtune në Camp Nou, Joaquin tha: “Ai nuk do të më përshëndes mua e as unë nuk do ta përshëndes atë.”

(Kosova Sot Online)