Ronaldo rikthehet sonte në fushë në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 12:27
Ronaldo rikthehet sonte në fushë në Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet titullar për Juventusin sonte kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, pasi mungoi në takimin e fundit kundër Barcelonës shkaku i koronavirusit. Juventusi ka udhëtuar drejt Hungarisë për t’u përballur me Ferencvaros dhe do ta ketë në dispozicion edhe kapitenin Giorgio Chiellini. Ronaldo u rikthye nga koronavirusi në fundjavë me dy gola nga stoli në fitoren 4:1 kundër Spezia në Serie A dhe pritet të jetë titullar sonte në Budapest.

Skuadra e Andrea Pirlos u mposht 2:0 nga Barcelona në shtëpi javën e kaluar, prandaj do t’i kërkojë me ngulm tri pikë në përtallje me hungarezët. Paulo Dybala pritet të lihet në stol, ndërsa Alvaro Morata të startojë përkrah Ronaldos. Formacionet e mundshme:

Ferencvaros: Dibusz; Loverncsics, Blazic, Kovacevic, Heister; Kharatin; Zubkov, Laidouni, Somalia, Nguen; Isael

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo; Kulusevski, Arthur, Rabiot, McKennie; Morata, Ronaldo.

(Kosova Sot Online )