Formacionet e mundshme: Zenit-Lazio, Muriqi nga minuta e parë

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 12:52
Formacionet e mundshme: Zenit-Lazio, Muriqi nga minuta e parë

Lazio duhet t’ia dalë pa Ciro Immobile ndaj Zenit St Petersburgut në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në takimin që zhvillohet në Rusi me fillim në ora 18:55, Simone Inzaghi nuk e ka në dispozicion sulmuesin kryesor, krahas të cilit nuk kanë udhëtuar edhe Lucas Leiva e Thomas Strakosha, kurse emra si Luis Alberto e Manuel Lazzari nuk janë në dispozicion për lojë. Kështu që trajneri ka vendosur që në sulm të angazhojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, nga minuta e parë, ndërsa për partner do ta ketë Andreas Pereiran.

Formacioni i mundshëm i Lazios: Reina; Luiz Felipe, Hoedt, Acerbi; Marusic, Akpa Akpro, Parolo, Milinkovic, Fares; Pereira, Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Zenit St Petersburgut: Kerzhakov; Karavaev, Lovren, Rakitskyi, Krugovoi; Kuzyaev, Barrios, Ozdoev, Driussi; Azmoun, Dzyuba.

(Kosova Sot Online )