Erza, afër kualifikimit në gjysmëfinale ku do të përballet me një serbe

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 19:27
 Erza, afër kualifikimit në gjysmëfinale ku do të përballet me një serbe

Mundesja Erza Muminoviq është shumë pranë fitimit të një medalje në Kampionatin Europian të Xhudos për grupmoshat U-21.

Erza është duke garuar në Poreq të Kroacisë ku është duke u mbajtur ky kampionat derisa ajo fitoi dy ndeshje në kategorinë -48 kilogramë.

Raundin e parë ajo e kaloi pa luftë.

Ajo mposhti Vusala Karimova të Azerbajxhanit në 1/8 e finales, ndërsa në çerekfinale mundi me ippon austriaken Jacqueline Springer.

Në gjysmëfinale e pret lufta me serben Andrea Stojadinov.

(Kosova Sot Online)