Tare në luftë me UEFA-në: Pas 30 minutave lojtarët e Lazios dolën negativë në Covid

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:45
Tare në luftë me UEFA-në: Pas 30 minutave lojtarët e Lazios dolën negativë në Covid

Igli Tare ka konfirmuar që Ciro Immobile, Thomas Strakosha dhe Lucas Leica “janë testuar negativ gjysmë ore pasi rezultatet e UEFA ishin pozitiv, por ata prapë nuk do të mund të luajnë kundër Zenitit.

Kjo ndeshje përsëri është ndikuar nga testet për COVID-19, pasi që Immobile, Leica dhe Strakosha u testuan të gjithë me Covid-19 nga UEFA, por negativë nga Serie A.

“Kur është në pyetje Lazio, ne gjithmonë duhet të tregojmë çfarë po ndodh”, tha Tare duke ngritur supet për Sky Sport Italia.

“Ne bëmë testet si zakonisht javën e kaluar, ne pritëm në vizitë prokurorët dy herë ku ju dhanë të gjitha testet. Ne bëm teste përsëri të premten dhe të shtunën, ato u kthyen negativë, kështu që ata luajtën të dielën”.

“Pastaj saktësisht ndodhi e njëjta gjë javën e kaluar me Andreas Pereira dhe para kësaj me Hoedt, ku ishin disa shifra në test që u panë ndryshe”.

“Ne jemi absolutisht në dispozicion të autoriteteve, qëndrimi i jonë është i qartë dhe ne do të presim deri në rezultatet fnale”.

Duke marrë në konsideratë dallimet në teste javën e kaluar, a do të mund të luajë Immobile në ndeshjen kundër Juventusit të dielën?

“Po, ne mendojmë se ai mund të luajë, për shkak se testet që bëmë gjysmë ore pas UEFA një ishte negativ. E njëjta vlen edhe për Leivan dhe Strakoshan. Është rast i njëjtë më atë që i ndodhi edhe Achraf Hakimit të Interit”.

“Duhet të këtë një palë rregulla, përndryshe nuk mund të vazhdohet kështu”.

Hakimi ishte përjashtuar nga ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Monchengladbach pasi që kishte rezultuar pozitiv në testet e UEFA-së, por doli negativ një ditë me vonë në testet e Serie A. 

(Kosova Sot Online)