Pirlo: Sulmuesit duhet të jenë më pak egoistë

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 08:29
Pirlo: Sulmuesit duhet të jenë më pak egoistë

Andrea Pirlo është shprehur i kënaqur me rezultatin në ndeshjen ndaj Ferencvarosit, mirëpo jo edhe me performancën e Juventusit.

Bianconerët regjistruan fitore bindëse (4-1) në Budapest me dy gola të Alvaro Moratas dhe dy gabime të shfrytëzuara nga Paulo Dybala, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Franck Boli.“Jemi të kënaqur me rezultatin, por kemi mundur të luajmë shumë më mirë sa i përket performancës. Bëmë shumë gabime deri në vetëkënaqësi, prandaj duhet të përmirësohemi”. “Flas shumë me lojtarët e mi, por ata i marrin vendimet kur janë në fushë.

Kanë mundur të jenë më pak egoistë dhe t’i jepnin fund ndeshjes shumë më herët”.“Po luajmë me dy sulmues dhe dy anësorë. Kur të kthehen të gjithë në formë, mund të analizojmë se kë me kë t’i përdorim bashkë. Deri më tani jo të gjithë kanë qenë në 100 për qind, prandaj ka qenë normale për të bërë rotacion dhe për ta lënë dikë jashtë”, është shprehur Pirlo.

(Kosova Sot Online )