Koeman i pakënaqur me lojtarët e vet, edhe pas fitores së Barçës kundër Dynamos

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 08:38
Koeman i pakënaqur me lojtarët e vet, edhe pas fitores së Barçës kundër Dynamos

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se skuadra e tij ka nevojë të përmirësohet në disa pjesë të lojës, pas fitores së vështirë 2:1 kundër Dynammo Kiev të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi nga penalltia në fillim të ndeshjes dhe Gerard Pique në pjesën e dytë shënuan për Barçën, me golin e Viktor Tsygankov që ishte i pamjaftueshëm për vizitorët ta shmangnin humbjen në Camp Nou.

Por ukrainasit kanë mundur të shënonin edhe disa herë të tjera, sikur mos të ishte për pritjet heroike të Marc-Andre ter Stegen.

Katalonasit i lejuan shumë hapësirë në mbrojtje Dynamos, e cila krijoi plot raste shënimi pavarësisht se i munguan  disa lojtarë kyçë për shkak të Covid-19 dhe lëndimeve. “Në përgjithësi jemi mirë, sepse t’i fitosh tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve është gjë shumë pozitive”, tha Koeman. Ai shtoi: “Ne duhet të luajmë mirë dhe ç’është më e rëndësishmja ne duhet të përmirësohemi në lojën pa top”.

(Kosova Sot Online )