Haaland e vendos edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 10:06
Haaland e vendos edhe një rekord tjetër në Ligën e Kampionëve

Erling Haaland e ka vazhduar rekordin sensacional të shënimit të golave për Borussia Dortmundin, duke i shënuar edhe dy gola të tjerë në fitoren kundër Club Bruges në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Sulmuesi 20-vjeçar i shënoi të dy golat në pjesën e parë, pas golit hapës të Thorgan Hazard. Që prej se iu bashkua Dortmundit në janar 2020, Haaland i ka shënuar 26 gola në vetëm 28 ndeshje për klubin gjerman në të gjitha garat. 

Ai i ka shënuar 14 gola në vetëm 11 ndeshje në Ligën e Kampionëve, po ashtu, më së paku që i janë nevojitur një lojtari për ta arritur atë shifër.

Rekordi mbahej nga Harry Kane i Tottenhamit, të cilit i ishin dashur gjashtë ndeshje më shumë për t’i shënuar 14 gola, megjithatë.

Po ashtu, sulmuesi norvegjez ka shënuar gol ndaj të gjithë shtatë kundërshtarëve me të cilët është përballur deri tani në këtë garë.

(Kosova Sot Online )