Fernandes shpërthen pas humbjes: “Bëmë gjithçka gabim”

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 14:45
Fernandes shpërthen pas humbjes: “Bëmë gjithçka gabim”

Bruno Fernandes thotë se Manchester United “bëri gjithçka gabim” në humbjen 2-1 nga Istanbul Basaksehir në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer u befasua të mërkurën mbrëma duke u mposhtur 2-1, por vazhdon të jetë lider në Grupin H me gjashtë pikë, aq sa Leipzig që e mundi PSG-në. Tani Paris Saint Germain dhe Istanbul Basaksehir kanë nga tri pikë, kurse Man United dhe RasenBallsport Leipzig nga gjashtë.

“Gjithçka shkoi keq, gjithçka bëmë gabim”, u shpreh Bruno.

“Intensiteti nuk ishte i mirë që nga starti i ndeshjes. Ata e gjetën golin herët dhe më pas gjithçka ishte më e komplikuar për ne. Tentuam deri në fund, por problemi është se u zgjuam vonë”.

“Ne mund të bëjmë shumë më shumë, të gjithë mendojmë kështu”.

“S’mund të lejojmë të pranojmë gola të tillë, por tani duhet të shikojmë në përgjithësi se çfarë bëmë gabim për t’u përmirësuar në sfidat e radhës”. 

(Kosova Sot Online )