Kosovare Asllani e lumtur me fitoren dhe dy golat e radhës me fanellën e Realit

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 15:05
Kosovare Asllani e lumtur me fitoren dhe dy golat e radhës me fanellën e Realit

Tjetër ndeshje me fanellën e Real Madridit, tjetër paraqitje fantastike.

Kosovare Asllani ka shkëlqyer me dy gola në fitoren e radhës të Realit prej 3-0 kundër Deportivos.

Sulmuesja shqiptare realizoi golin e dytë dhe të tretë për Los Blancos, në minutat 28’ dhe 85’.

“Është ndjenjë e mirë, është fitorja e dytë me radhë dhe kjo është e rëndësishme, duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi fituar, por ka shumë gjëra në të cilat duhet të punojmë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës”, u shpreh Asllani.

(Kosova Sot Online )