Garuesja kosovare e mposht serben, shkon në finale të Evropianit

  • S.A /
  • 05 November 2020 - 15:09
Garuesja kosovare e mposht serben, shkon në finale të Evropianit

Laura Fazliu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes së artë në Evropianin U-21. Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e eliminoi garuesen serbe, Anja Obradoviq

Laura Fazliu është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Xhudistja kosovare në fakt në gjysmëfinale e mposhti serben, Anja Obradoviq, kategoria deri në 63 kilogramë.

Paraprakisht, xhudistja pejane e kishte mposhtur edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.

Në finale, Fazliu takohet me çeken, Renata Zachova.

Për momentin, garuesja kosovare e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën. 

(Kosova Sot Online )