Pioli: “Theo, në mesin e më të mirëve në botë”

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 18:09
 Pioli: “Theo, në mesin e më të mirëve në botë”

Trajneri i Milanit, Stefano Piolit, e ka lavdëruar futbollin e tij, Theo Hernandez.

Ai beson se Theo është një ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në botë dhe meriton që të luajë për Francën.

Theo e ka bindur Piolin dhe ka luajtur 46 ndeshje që nga viti 2019 kur u ble nga Real Madridi për 20 milionë euro.

“Ai është një ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë”, tha Pioli për L’Equipe. “Ai është fizikisht i fort dhe i mirë edhe teknikisht”.

“Ai i lexon mirë pasimet e fundit dhe ka potencial për t’i ndëshkuar kundërshtarët në mënyrën e tij. Po tentoj të përmirësohet çdo ditë e më shumë, sidomos në fazën defensive”.

Megjithatë, 23-vjeçari asnjëherë nuk është ftuar nga Didier Deschamps te Franca.

“Jam i befasuar, por nuk dua të ndërhyjë në vendime që bën Deschamps”.

Franca ka shumë talentë, por Theo meriton të thirret”.

“Ai po punon për të bërë vend në përfaqësuesen e tij”.

(Kosova Sot Online)