Arsenali e mund Molden, i sigurt në vendin e parë

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 23:16
 Arsenali e mund Molden, i sigurt në vendin e parë

Arsenali ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Europa Ligë duke pasur përqindje 100 për qind nga tri ndeshje të zhvilluara në këtë garë. Megjithatë, në fillim të ndeshjes Arsenali pati vështirësi, pasi që të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët

Arsenali e ka mposhtur në Emirates Stadium në Londër skuadrën e vogël norvegjeze, Molde.

Nga tri ndeshje Arsenali ka 3 fitore dhe është në vendin e parë në Grupin B.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 22-të nga Ellingsen që shënoi një gol të bukur.

Arsenali sulmoi shumë në pjesën e parë dhe barazimin e arriti në minutën e parë shtesë ku në golin e tij shënon autogol futbollisti i Moldes Haugen.

Përmbysja e londinezeve erdhi në minutën e 62-të ku prapë Molde do të shënonte autogol. Kësaj radhe Sinyan do të shënonte në golin e tij.

Goli i sigurisë për Arsenalin erdhi në minutën e 70 ku Saka do të bënte një asistim përfekt për Pepe i cili shënoi një gol të bukur.

Dy minuta pa përfunduar ndeshja Arsenali shënon golin e katër dhe autor i tij ishte Joseph Willock.

Arsenali nga tri ndeshje mban vendin e parë me 9 pikë derisa Molde është e dyta me 6 pikë. Rapid Wiena është e treta me 3 pikë kurse Dundalk mbetet e fundit me zero pikë.

(Kosova Sot Online)