Plani i Barcelonës për Garcian dhe Depayn – do t’i shesë pesë lojtarë

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 10:09
Plani i Barcelonës për Garcian dhe Depayn – do t’i shesë pesë lojtarë

Mbrojtësi i Manchester City dhe sulmuesi i Lyon vazhdojnë të jenë objektivi i Ronald Koeman

Barcelona nuk ka hequr dorë nga synimi që kishin gjatë afatit kalimtar të verës, do të tentojnë përsëri që të nënshkruajë me dyshen Eric Garcia (Manchester City) dhe Memphis Depay (Lyon) në afatin kalimtar të janarit.

Barça dëshiron që të mbyllë marrëveshjen më të dy lojtarët që në afatin kalimtar të janarit dhe t’i zyrtarizojë ata për sezonin e ardhshëm. Arsyeja se përse mund të arrijnë ata në janar është fakti se të dy lojtarëve iu skadon kontrata në verën e ardhshme me klubet përkatëse, dhe si Man City ashtu edhe Lyon, mund t’i shesin në janar për të përfituar në aspektin ekonomik.

Që të dy lojtarët janë të pëlqyerit e trajnerit holandez, Ronald Koeman, i cili ka dëshiruar që nga ardhja e tij në postin e trajnerit të klubit, që ta ketë dyshen në skuadër.

Mbrojtësi spanjoll, Garcia, të cilit i mbaron kontrata në qershor të vitit 2021, ka qenë pjesë e akademisë së Barcelonës që nga viti 2016, më pas u shit te City.

19-vjeçari numëron 27 paraqitje në të gjitha garat me skuadrën e Manchester Cityt, edhe pas shumë përpjekjeve për vazhdim të kontratës, spanjolli ka vendosur që të largohet dhe destinacioni i tij pritet të jetë ish-klubi i fëmijërisë.

Në anën tjetër, sulmuesi holandez, Depay, është duke treguar një paraqitje mbresëlënëse te skuadra franceze Lyon, ku këtë fillim sezoni gjatë nëntë paraqitjeve, ka arritur të shënoje pesë gola dhe duke asistuar tri herë.

26-vjeçari është i gatshëm që t’i bashkohet katalonasëve, por pas problemeve financiare që tani ka gjiganti spanjoll, ai do të pres deri në afatin kalimtar të janarit, ndoshta edhe verës që të jetë pjesë e Barçës.

Para se t’i blejë që të dy, Barca po mendon t’i largojë nga skuadra Braithëait, Firpo, Alena, Dembele dhe Umtiti. 

(Kosova Sot Online )