Legjenda daneze fajëson Conten, paralajmëron largimin e Eriksenit

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 13:02
Legjenda daneze fajëson Conten, paralajmëron largimin e Eriksenit

Ish-ylli i Tottenhamit këtë sezon i ka vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat, por ka dështuar të shënojë apo të asistojë deri tash

Legjenda e Danimarkës, Michael Laudrup ka folur rreth largimit të mundshëm të Christian Eriksenit nga Interi.

“Unë nuk besoj që ai nuk është duke u adaptuar në futbollin italian”, tha Laudrup.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ai ka dy mesfushorë mbrapa tij dhe një gjigant si Romelu Lukaku, i cili lëviz shumë dhe Lautaro Martinez, i cili ka një teknik të mirë”, shtoi trajneri danez.

“Unë i shoh gazetat lokale, veçanërisht ‘La Gazetta dello Sport’, e cila gjendet në Milano. Ata kanë gazetarë të cilët shkruajnë që eksperienca e tij është duke e arritur fundin. Ata i marrin informatat prej diku, ndoshta edhe prej klubit”, shtoi ai.

“Unë mendoj që Eriksen duhet të shikojë përreth për ndonjë ekip të ri. Por nuk është e lehtë, gjithashtu. Nuk është e lehtë të gjejë klub i cili do të paguajë shumë të madhe parash për të, duke konsideruar sa pak ka luajtur”, përfundoi legjenda e Danimarkës.

(Kosova Sot Online )