Ish-futbollisti i Real Madridit pozitiv me COVID-19

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 15:28
Ish-futbollisti i Real Madridit pozitiv me COVID-19

Skuadra italiane Fiorentina ka konfirmuar që lojtari i tyre Jose Callejon ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.  Përsëri rast i ri me koronavirus në Seria A, tashmë është konfirmuar edhe Callejon, i cili u transferua verën që lamë pas nga skuadra e Napolit. Lojtari është asimptomatik dhe tani është në vet-izolim duke e respektuar protokollin, ka konfirmuar klubi i Fiorentinas.

“ACF Fiorentina konfirmon që ka një rast pozitiv në testimet e fundit të lojtarëve,” shënoi klubi në lajmërimin zyrtar. “Lojtari në pyetje është Jose Maria Callejon, i cili është asimptomatik dhe tani është në vet-izolim”.

(Kosova Sot Online )