“Mos i krahasoni më, Messi është nga një tjetër planet”

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 10:24
“Mos i krahasoni më, Messi është nga një tjetër planet”

Për Vidalin nuk ka asnjë tjetër si Messi.

Arturo Vidal ka folur edhe për sfidën e përjetshme mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, duke mbështetur argjentinasin, me të cilin luajti në Barcelonë deri para dy muajsh.

Ai beson se s’ka asnjë tjetër si Messi.

“Nuk ka asnjë krahasim mes Messit dhe Ronaldos. Leo është nga një planet tjetër. Nga dy vitet që kalova me të, shumë gjëra mbetën në zemrën time. Një miqësi e bukur lindi mes nesh, një marrëdhënie që do të mbetet përgjithmonë, tërë jetën”, u shpreh Vidal. 

(Kosova Sot Online)