Casemiro dhe Hazard pozitiv me COVID-19

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 11:44
Casemiro dhe Hazard pozitiv me COVID-19

Real Madridi ka konfirmuar se Casemiro dhe Eden Hazard kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pas Eder Militaos, të tjerë futbollistë te Real Madridi janë prekur nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Casemiro dhe anësorin, Eden Hazard.

Reali, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka njoftuar se “pas testeve të bëra ditën e premten, Casemiro dhe Hazard kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”.

“Lojtarët, stafi trajnerëve, të gjithë të tjerët që punojnë me ta, kanë rezultuar negativ (të premten). Edhe këtë mëngjes është konfirmuar sërish se të gjithë, përveç Casemiros dhe Hazardit, kanë rezultuar negativ në testin e radhës”.

Ata do të humbasin sfidën e radhës me Valencian, që do të zhvillohet të dielën, derisa do të luftojnë me kohën për ndeshjen e kthimit në Champions League me Interin pas dy javës. 

(Kosova Sot Online)