Zidane thotë se Hazard dhe Casemiro janë mirë, Reali me stërvitje të veçantë para ndeshjes me Valencian

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 14:08
Zidane thotë se Hazard dhe Casemiro janë mirë, Reali me stërvitje të veçantë para ndeshjes me Valencian

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes me Valencian në La Liga.

Para stërvitjes, Reali mori lajmin se Casemiro dhe Eden Hazard kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo e ka detyruar Zizun që të bëjë një ditë para ndeshjes një stërvitje krejtësisht jo të zakonshme.

Të gjithë futbollistët u stërvitën të veçuar nga njëri tjetri.

“Ata janë mirë, por natyrisht aspak të lumtur me atë që ka ndodhur. Janë mirë me rëndësi. Kam folur me ta, do të flas më vonë përsëri. Duhet të pranojmë rrethanat në të cilat gjendemi”, tha Zizu.

“Kjo është jeta, duhet të adaptohemi me këtë situatë. E dimë që ka edhe më keq. Tjetër dit i ndodhi Militaos, sot Casemiros dhe Hazardit, duhet të pranojmë dhe të vazhdojmë me ekipin që kemi. Kemi lojtarë për ndeshjen me Valencian, kjo është me rëndësi”.

(Kosova Sot Online)