United përmbys gjithçka, shënon sërish Fernandes me mashtrimin e Rashford

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 14:13
United përmbys gjithçka, shënon sërish Fernandes me mashtrimin e Rashford

Tashmë Manchester Unitedi e ka përmbysur rezultatin dhe po e mposhtë 2-1 Evertonin.

Bruno Fernandes, pasi barazoi gjithçka në minutën e 25’, tashmë ka shënuar edhe golin e epërsisë kundër Evertonit.

Ai realizoi një gol të bukur në minutën e 33’, për rezultatin 2-1.

Goli fillimisht iu numërua Marcus Rashfordit, pasi në fakt Fernandes tentoi të asistojë për sulmuesin anglez, por ky i fundit nuk e preku fare topin dhe në fund goli i mbetet Fernandesit.

https://streamable.com/fikrdk

(Kosova Sot Online)