Koeman nuk është i brengosur për Leo Messin, ende pa gol nga loja hapur

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 15:28
Koeman nuk është i brengosur për Leo Messin, ende pa gol nga loja hapur

Ronald Koeman në konferencën për shtyp ka vlerësuar situatën e Barcelonës në prag të ndeshjes kundër Betisit, që do të zhvillohet këtë të shtunë, në “Camp Nou”.

Holandezi ka mbrojtur cilësinë dhe kontributet e Lionel Messit dhe ka anashkaluar sulmet që i ka bërë Joaquín, me të cilin u nda keq kur të dy ishin pjesë e Valencias.

Ai foli për ngërçin e Messit, i cili ende s’ka shënuar gol nga loja e hapur.

Gjendja e Messit: “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka shumë cilësi. E di që ai ka shënuar vetëm me penallti, por gjithmonë bën diferencën. Messi është ende një lojtar vendimtar. Është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në sulm. Emocionalisht e shoh mirë, të fortë. Gjithmonë e shijon këtë sport. Çdokush ka momente të vështira, topi nuk do të hyjë në portë. Ju mund të kapni një imazh të një lojtari kur ai ecën. Unë nuk e kam parë (Messi që ecën e nuk mbron) e as jam i interesuar për këtë. Vleresimi jepet për atë që bën gjatë gjithë lojës.

Polemikat me Joaquin: “E kuptoj që është një temë interesante, por nuk bie në grackë të flas për këtë. Nëse doni të flisni më shumë, është problemi juaj. Unë nuk hyj në gjëra individuale ose të flas për të kaluarën”.

(Kosova Sot Online)