Ngjallet Man United, ia thellon krizën Evertonit të Ancelottit

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 15:32
Ngjallet Man United, ia thellon krizën Evertonit të Ancelottit

Zi e ma zi për Evertonin, kurse Solskjaer nis të marrë frymë lirshëm.

Manchester Unitedi e ka mposhtur 2-1 në udhëtim Evertonin, sfidë që e liron sadopak nga presioni trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.

‘Djajtë e Kuq’ e nisë keq takimin.

Bernard shënoi i pari, në minutën e 19’, për 1-0.

Disa minuta më vonë, Bruno Fernandes barazoi gjithçka në minutën e 25’.

Pasi shënoi golin për 1-1, Fernandes realizoi edhe një gol të bukur në minutën e 33’, për rezultatin 2-1.

Goli fillimisht iu numërua Marcus Rashfordit, pasi Fernandes u duk se tentoi të asistojë për sulmuesin anglez, por ky i fundit nuk e preku fare topin dhe në fund goli i numërohet Fernandesit.

United mori këtë fitore pas dy gabimeve me radhë, derisa ia thelloi edhe më shumë krizën Evertonit të Carlo Ancelotit që në katër ndeshjet e fundit, ka pësuar tri humbje dhe regjistron edhe një barazim.

United ka shkuar në kuotën e 10 pikëve në vendin e 13, kurse Evertoni mbetet në vendin e pestë me 13 pikë.

(Kosova Sot Online)