
Cavani ia bën sefte me Manchester Unitedin

Edinson Cavani e ka gjetur rrjetën për herë të parë me fanellën e Manchester United.
Sulmuesi uruguaian që u transferua me parametra zero në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, e ka gjetur më në fund golin e parë me fanellën e “Djajve të Kuq”.
Ai ka shënuar në fitoren 3-1 kundër Evertonit.
Cavani shënoi golin e fundit në kohën shtesë, pothuajse 10 minuta pasi u fut në fushë.
(Kosova Sot Online)